Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si t’i gjindemi pranë dikujt me sterilitet?

Jetë 12/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjatë Prillit në SHBA shënohet Java Kombëtare e Ndërgjegjësimit të Sterilitetit. Por kjo javë është e rëndësishme për të gjithë – si për ata që e luftojne e si pë rata që nuk janë.

Steriliteti diagnostikohet kur një person nuk është në gjendje të mbesë shtatzënë pas një viti të përpjekjes për të ngjizur. Ekspertët vlerësojnë se rreth një e treta e rasteve vijnë nga femrat, një e treta nga meshkujt, dhe e treta e fundit është ose një kombinim (në marrëdhëniet heteroseksuale) ose një shkak i panjohur.

Rreth 12% e grave ndërmjet moshës 15 dhe 44 vjeç do të kenë probleme të mbeten shtatzënë ose do të përjetojnë humbje të shtatzënisë, shkruan Mother.ly.

Shkaqet e infertilitetit janë kushte të përgjithshme shëndetësore (si sindroma ovarian polycystic, PCOS), zakonet si pirja e duhanit dhe pirja e tepruar, gjenetika, mosha, dhe ndikime tjera që as shkenca ende nuk ka karritur t’i zbulojë, përcjellë GazetaShneta.

Por të gjithë bashkarisht duhet të bëjmë tentime që të kuptojmë sterilitetin, pse ndodh, dhe të vetëdijesohemi për numrat ekstrëmë që marrin jetën e njerëzve.

Dhe të kuptuarit se si t’i mbështesim ata me infertilitet – shpesh vjen me sjellje qëllim-mira por shpesh të gabuara.

Ne duhet të ndalojmë së pyeturi këta njerëz rreth planeve të tyre të ardhshme të shtimit të familjes.

Ja disa nga gjërat që nuk duhet pyetur:

– Kur do të filloni të provoni sërish?

– A keni në plan të bëni më fëmijë?

– Ju nuk do të provoni më apo jo?

Kuptohet që mund të jeni kurreshtarë por nga mirësia për ta ngushëlluar mund ta lini tjetrin në pozitë të palakmueshme, sepse një pyetje e jona mund t’ia prishë tërë ditën dikut.

E në anën tjetër duhet po ashtu të ndalojmë së dhëni këshilla nësë nuk na kërkohen, të tilla si:

– Ju duhet të provoni përsëri për një vajzë këtë herë!

– Ai ka nevojë për një motër!

Mos harroni se vetëm për shkak se një këshillë ka qenë e drejtë për ju nuk do të thotë se është e drejtë për dikë tjetër. Ne rrallë e dimë historinë e plotë. Paramendoni nëse gruaja që ia bëtë këto pyetje thjesht humbi një shtatëzani. Ose sapo zbuloi se ajo nuk mund të përballojë trajtimin e IVF. Ajo po lufton aq shumë brenda vetes, pa pasur nevojë të mendojë për atë që  mendojmë ne se do të ishte më e mira për të.

Në fund, ajo që rekomandohet më së shumti është përkrahja jonë qoftë edhe pa fjalë. Në momene të tilla, do të mjaftojë vetëm prania juaj. Nëse do të duhet një këshillë më tepër të jeni të sigurt se kjo gjë do të kërkohet konkretisht nga ju. /GazetaShneta/

Artikulli paraprakOperacion i rrallë brenda në mitër; shpëtojnë binjaket
Artikulli i rradhës Bëri gjoksin operacion, vdes stilistja e të famshmëve

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.