Një studim i ri tregon se marrja e imunoterapisë kundër kancerit më herët gjatë ditës mund të ndihmojë pacientët të jetojnë më gjatë.
Studimi, i publikuar në revistën Cancer, sugjeron se ora e administrimit të trajtimit mund të ndikojë ndjeshëm në efektivitetin e tij.
Hulumtuesit analizuan 397 pacientë me kancer të mushkërive në fazë të avancuar (small cell lung cancer) që morën ilaçet imunoterapeutike atezolizumab ose durvalumab së bashku me kimioterapi në Spitalin e Kancerit të Shkollës së Mjekësisë Xiangya, Kinë, nga maji 2019 deri në tetor 2023.
Rezultatet treguan se pacientët që morën trajtimin para orës 15:00 përjetuan përfitime më të mëdha: kohë më e gjatë pa përparim të sëmundjes dhe mbijetesë më të gjatë krahasuar me ata që u trajtuan më vonë. Pas marrjes parasysh të faktorëve të tjerë ndikues, marrja e trajtimit më herët lidhej me 52% rrezik më të ulët për përparim të kancerit dhe 63% rrezik më të ulët për vdekje.
Dr. Yongchang Zhang, autori kryesor i studimit, theksoi se “rregullimi i orës së infuzionit është një ndërhyrje e thjeshtë dhe e lehtë për t’u zbatuar në çdo spital, pa kosto shtesë. Ky studim mund të transformojë protokollet aktuale të trajtimit për kancerin e mushkërive.”


