Gjatë një tenderi për blerjen e barnave Organi Shqyrtues i Prokurimit dyshohet se ka punuar me standarde të dyfishta dhe të dyshimta, kjo për shkak se ky institucion ka favorizuar një kompani farmaceutike në blerjen e produktit Tenofovire, e që për këtë Ministria e Shëndetësisë pritet të paguajë rreth 300 mijë euro.
Edhe përse kompania ‘’Liri-Med’’ e cila ka marrë pjesë në këtë tender, ka bërë kërkesë nga Ministria e Shëndetësisë që ta largojnë nga tenderi me arsyetimin se nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar sasi të duhura të këtij bari në Kosovë. Por, pas kësaj kjo kompani është ankuar në OShP, siç shkruan Koha Ditore.
Por, OShP-ja e ka shtyrë këtë seancë për dy javë në mënyrë që kompania në fjalë të bëjë gati një dokument që do të dëshmonte se ky produkt do të mund të sillej në vendin tonë.
Për më shumë lexoni lajmin e plotë në Koha Ditore.