Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar që askush të mos kalojë nëpër dyert e objektit të Onkologjisë, aty ku trajtohen të sëmurët me kancer. Por nëse ndodhë kjo, “nuk jeni vetëm”, është shprehur presidentja.
Dje është përmbyllur edhe aktiviteti njëmujor kundër kancerit të gjirit. Presidentja e vendit përmes një postimi në Facebook ka thënë se të gjitha gratë e prekura nga kjo sëmundje janë frymëzim, shkruan Gazeta Shneta.
Ajo ka njoftuar për mbulimin e pakove onkologjike, për gratë e prekura me kancerin e gjirit.
Njoftimi i plotë:
Forca juaj eshtë frymëzim për të gjithë ne!
Vitin e kaluar premtuam se do t’i mbulojmë të gjitha pakot onkologjike për gratë e prekura me kancerin e gjirit. Sot e bëmë dhe çdo vit do ta bëjmë.Do të doja që askush mos të kalojë nëpër këto dyer, por edhe nëse ndodhë, mos harroni se nuk jeni vetëm.
Zbulimi i hershëm shpëton jetë!
/Gazeta Shneta/