Studimi i ri raporton se në fillim të pandemisë së vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara, një e treta e të mbijetuarve të kancerit u shqetësuan për trajtimin dhe ndërprerjet e kujdesit ndaj kancerit.
Artikulli i botuar në Journal of Psychosocial Oncology, zbulon ndikimin e pandemisë tek të mbijetuarit e kancerit dhe sesi ka ndikuar pandemia në ndalimin e shërbimeve mjekësore shkruan MedicalxPress përcjell Gazeta Shneta.
Për këtë studim, hulumtuesit e udhëhequr nga Dr. Corinne Leach nga Shoqata Amerikane e Kancerit dhe kolegët e saj, ekzaminuan shqetësimet e të mbijetuarve të kancerit në lidhje me trajtimin, infeksionin dhe financat në fillim të pandemisë së SHBA.
“Ky studim demonstron rëndësinë e komunikimit të qartë midis ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve që përjetojnë shqetësime dhe pasiguri që mund të ndikojnë në shëndetin mendor gjatë pandemisë ndërsa shërbimet e sigurimit të kujdesit vazhdojnë të ndryshojnë”, tha Dr. Leach.
Gjetjet kryesore nga ky studim përfshijnë:
– Shumë të mbijetuar përjetuan ndërprerje në trajtimet e kujdesit shëndetësor.
– 77% janë të shqetësuar se janë me rrezik të lartë për ndikim serioz nga shanset e infektimit me koronavirus.
– 27% të shqetësuar se pandemia do ta bëjë të vështirë të përballosh kujdesin mbi kancerin. Të anketuarit ndanë shqetësimet e tyre për të vendosur se çfarë do të ishte më e rëndësishme për sa i përket marrjes së barnave dhe ushqimit.
Frika e marrjes së sëmundjes dhe pasiguria rreth asaj se si të mbijetuarit duhet të shqetësohen për shkak të Covidit ishte mbizotëruese për të mbijetuarit e kancerit, duke çuar në raportimin e masave të vetë-induktuara për të zvogëluar rrezikun e tyre të infeksionit, të tilla si distancimi shoqëror dhe mbajtja e maskës.
“Vonesat dhe anulimet e vërejtura nga të mbijetuarit e kancerit në sondazh nënvizojnë nevojën për ndërhyrje të politikave dhe modele të reja që duhet të shqyrtohen në vazhdimësi” shkruajnë autorët.
Këto politika përfshijnë rritjen e fondeve federale për të siguruar që njerëzit mund të marrin mbulim shëndetësor nëse ata e gjejnë veten të pasiguruar në situata të tilla. /Gazeta Shneta/