Një pacient ka mbetur i shtrirë në korridorin e njërit prej reparteve të Spitalit të Mitrovicës.
Një pacient i cili ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Mitrovicës gjatë ditës së sotme, ka mbetur i shtrirë në korridorin e repartit.
Në një video të publikuar nga “Jepi zë”, pacienti shihet i shtrirë në dysheme derisa stafi e injoron plotësisht.
Në këtë video dikush nga infermieret dëgjohet duke thënë se “po shkoj ta thërras urologun”, i cili duket se mungon në ato momente.
Sipas këtij raportimi, urologu në ato momente ishte i zënë.