Tim Andrews, 67 vjeç nga New Hampshire, ka jetuar për 271 ditë me një veshkë derri të modifikuar gjenetikisht, përpara se kirurgët e Mass General Brigham ta hiqnin organin të enjten për shkak të mosfunksionimit.
Ai ishte i katërti pacient në SHBA që kryente një ksenotransplant me një veshkë derri të modifikuar për të parandaluar refuzimin dhe ndërlikimet e tjera. Andrews kishte mësuar tri vite më parë se vuante nga një sëmundje e rëndë e veshkave dhe dializa, e cila zgjaste gjashtë orë, tri herë në javë, ishte shpëtim për jetën por proces rraskapitës, shkruan k24 digital, transmeton Gazeta Shneta.
Ai pranoi rrezikun e ksenotransplantit, duke theksuar se ia vlente nëse do të mundësonte të shkurtonte nevojën për dializë dhe të ndihmonte të tjerët. Gjatë periudhës me veshkën e derrit, Andrews arriti të rindërtonte jetën ngadalë, duke gatuar, pastruar dhe shëtitur me qenin e tij.
Në një postim në Facebook, ai falënderoi derrin Wilma, të cilin e konsideroi një pjesë të rëndësishme të përparimit mjekësor dhe shpirtit të tij. Tani, duke iu rikthyer dializës, Andrews do të mbetet në listën e pritjes për një transplant me veshkë njeriu. Mass General Brigham njoftoi se gjatë këtij viti është planifikuar një tjetër transplant me veshkën e derrit te njeriu./ Gazeta Shneta/


