Infermierët dhe mjekët u gëzuan shumë kur një paciente 20 vjeçare me sindromën Down mposhti COVID-19.
Gabriella Acosta kaloi më shumë se dy javë në spital. Ajo kishte pneumoni të lidhura me COVID-19 dhe vështirësi në frymëmarrje shkruan abc7ny, transmeton GazetaShneta.
Acosta kaloi 15 ditë në ventilator, ndërsa ajo luftoi për të mbijetuar.Por, ajo doli triumfuese nga kjo betejë, me një duartrokitje nga gjithë stafi mjekësor.
“Ajo kishte kapërcyer një pengesë të madhe dhe nëna e saj ishte gjithmonë pranë saj,” tha Dr. Pamela Feuer.
Dr Feuer tha që Acosta kishte disa gjendje të tjera kronike si sëmundja e mushkërive, diabeti dhe mbipesha gjë që e bëri atë të predispozuar për simptoma serioze të COVID-19./GazetaShneta/
💪💪You go Gabriella! https://t.co/REOMFi7Bjb
— National Down Syndrome Society (@NDSS) May 14, 2020