Një infermiere e Klinikës së Kirurgjisë Abdominale me iniciale F.K. i është hequr kujdestaria pasi ka lejuar familjarët të qëndrojnë në repart.
Rasti është publikuar nga Sindikata e Infermierëve të cilët kanë reaguar ndaj këtij ndëshkimi për infermieren.
“Sindikata e infermierëve të Kosovës reagon ashpër ndaj represionit që po ju bëhet infermierëve. Ka kohë që e kemi ngritë zërin që infermierët po detyrohen të kryejnë punë që fare nuk janë për ta. Andaj ne i bëjmë thirrje drejtorit të SHSKUK z. Bastri Sejdiu që ta hudhë poshtë këtë ndëshkim të pabazuar dhe poashtu të marrë masa diciplinore ndaj drejtorit të kirurgjisë abdominale, i cili me këtë rast ka tejkaluar kompetencat dhe keqpërdorur pozitën apo autoritetin e tij. Nëse i ndalet meditja infermierës, në konform ligjit mbi organizime sindikale dhe ligjit për greva, do të ndërmarrim masa që njeherë e mirë, të ju bëjmë me dije, që infermierët nuk mund të shkilen”, thuhet në reagimin e sindikatës. /Gazeta Shneta/