Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Paga e mjekut në Shqipëri, më e ulët sesa një sekondë reklamë në TV

Lajme 13/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbi pagesat e mjekëve, Nga Dritan Vasili*

Në komisionin e kostifikimit të Procedurës së Implantit Koklear pagesa e kirurgut u përllogarit kështu:

Rroga mujore: 72000 lek

Pagesa ditore: 3273 lek

Paga për një operacion (3 orë): 1227 lek

Totali (gjithë ekipi): 6118.5 lek

Kirurgu pas 12 vjet shkolle paguhet plot 1227 lek për të vendosur një paisje që kushton 20 mijë Euro. Po nuk shkoi mirë shkon edhe në burg. Dilema të jetës…

Sa paguhen për një sekondë reklamë keta idhujt tuaj?! Lexojeni mirë” Për 1 Sekondë!!!

Me poshtë artikulli i Monitor i cili u be shkak per reagimin e mjekut te njohur Vasili:

Ja sa paguhen

Jo pa qëllim tërheqja e audiencës dhe ruajtja e një pozicioni të fortë në treg kërkohet nga televizionet në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo sigurisht përkthehet në të ardhura më të mira në portofolin e tyre nga buxhetet e marketingut që dedikojnë bizneset.

Për vitin 2017, televizionet duket se kanë bërë pak ndryshime në tarifat që aplikojnë për reklamat.

Top Channel për janar-dhjetor 2017 ka vendosur të mbajë pak a shumë të njëjtat tarifa për publicitetin me dy përjashtime.

Transmetimi i një reklame para ‘Procesit Sportiv’ është 1150 lekë/s më lirë sesa një vit më parë.

Top Channel

E njëjta situatë paraqitet edhe për “Top Shoë” me një ulje të tarifës para emisioni me 1150 lekë/sek.

Por, edhe një ulje të tarifës në ndërprerjen e dytë gjatë emisionit me 785 lekë/sek.

Për transmetimet para “The Voice of Albania” ka rritje me 400 lekë/sek më shumë. Kurse “Në shtëpinë tonë” me 200 lekë/sek.

Ky i fundit ka shënuar rritje të tarifave edhe për ndërprerjet publicitare gjatë transmetimit me 150 lekë për sekondë, duke arritur në 750 lekë/sekondë.

Rekordin për tarifën më të kripur e mban “Portokallia” me 4410 lekë/sekonda para nisjes së programit dhe me 8400 lekë/sekonda gjatë ndërprerjeve të programit.

Televizioni Klan

Tek Televizioni Klan, tarifat që aplikohen për reklamat kanë ndryshime të vogla në total 4, nëse krahasimin e bëjmë me ofertën e 2017 dhe 2016.

Reklamimi para ‘Aldo Morning Shoë’ kushton gjatë këtij viti 1 euro më shumë për çdo sekondë duke e çuar tarifën finale në 8 euro/sekonda.

Për ndërprerjet publicitare gjatë emisioneve, rritje të tarifës kanë pasur emisioni ‘Opinion’ (të hënë, të martë dhe të mërkurë, por përjashtuar të enjten) nga 20 euro/sek në 23 euro/sek për 2017.

Si dhe ‘Zonë e lirë’ e ‘Dance ëith me’ që kanë rritur me nga 10 euro/sek tarifën për reklamat që transmetohen në mes të transmetimit.

Tarifa më e shtrenjtë për reklama në Klan para emisioneve aplikohet gjatë ‘Opinion’-it të së enjtes, ‘Zonë e Lirë’, ‘Xing me Ermalin’, ‘Dance ëith me’, ‘Your Face Sounds Familiar” me 25 euro/sek. Kurse për ndërprerjet gjatë emisionit, tarifa që aplikohet për shumicën prej këtyre emisioneve është 50 euro/sek.

Vizion Plus

Vizion Plus përsërit të njëjtën panoramë sikurse edhe dy televizionet e tjera.

Tarifat e saj për 2017 lidhur me reklamat nuk kanë ndryshuar.

Tarifa më e kripur është për emisionin ‘Dancing ëith the Stars’ me një vlerë 7700 lekë/sek.

Kurse ‘Al Pazar’ dhe ‘Apartamenti 2XL’ aplikojnë një tarifë 6600 lekë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjeve./ Monitor.al

Artikulli paraprakYess Pharma dhe Klinika Amerikane mbajtën trajnimin e suksesshëm ultrasonografik për gjinekologët në teknikën 3D/4D
Artikulli i rradhës Pse kjo nënë ju sugjeron që të përtypni çamçakëz pas lindjes cezariane

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.