Ideja e çamçakëzit pas një lindjeje cezariane mund t’iu duket qesharake dhe absurde, por lexojeni rrëfimin e kësaj nëne.
Në një postim në ‘Babyology’, një nënë ka treguar se çfarë ka hequr me zorrët pas lindjes me operacion, shkruan Gazeta Shneta.
“Operacioni cezarian më shkaktoi ngadalësimin e zorrëve deri në atë pikë sa që zgjati për disa ditë derisa u rikthyen në funksionin e tyre normal”.
“Ngadalësimi i qarkullimit të zorrëve vonoi shërimin tim dhe po ashtu zgjati qëndrimin tim në spital”.
“Mund të ju duket e çmendur ideja, por çamçakëzat pas një lindje cezariane mund të ndihmojnë në kthimin e lëvizshmërisë së zorrëve më shpejt”, ka thënë kjo nënë.
Ideja në fakt është vetëm një truk, pasi përtypja e çamçakëzit e bënë trupin të mendoj se po ha dhe kështu fillon përsëri sistemi i tretjes.
Megjithatë, ia vlen ta provoni nëse do të keni lindje cezariane në të ardhmen. /Gazeta Shneta/