Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pagjumësia kronike lidhet me plakje të parakohshme të trurit dhe rritje të rrezikut për demencë

Jetë 01/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pagjumësia mund të ketë pasoja shumë më serioze se sa lodhja apo mungesa e përqendrimit. Një studim afatgjatë i Mayo Clinic në Shtetet e Bashkuara ka zbuluar se pagjumësia e vazhdueshme dëmton strukturën e trurit dhe mund të përshpejtojë proceset që çojnë drejt humbjes së kujtesës dhe demencës.

Studiuesit ndoqën për më shumë se pesë vjet 2,750 persona mbi 50 vjeç dhe zbuluan se individët me pagjumësi kronike kishin 40% më shumë rrezik të zhvillonin çrregullime njohëse, krahasuar me ata që flinin rregullisht, shkruan Mayo Clinic, transmeton Gazeta Shneta.

Skanimet e trurit treguan rritje të pllakave amiloide – tregues të hershëm të sëmundjes Alzheimer si dhe dëmtime të lëndës së bardhë, e cila është thelbësore për komunikimin midis qelizave nervore.

Sipas autorëve, mungesa e vazhdueshme e gjumit jo vetëm që ndikon në funksionin e kujtesës, por edhe plak trurin më shpejt. Në disa raste, ndryshimet e vëzhguara ishin të barasvlershme me rreth katër vite plakje të parakohshme. Megjithatë, lajmi pozitiv është se personat që përmirësuan cilësinë e gjumit, shfaqën më pak dëmtime dhe ruajtën më mirë aftësitë mendore.

Ekspertët theksojnë se gjumi është një faktor kyç dhe i modifikueshëm për shëndetin e trurit. Trajtimi më efektiv për pagjumësinë, sipas Mayo Clinic, është terapia njohëse-sjellore, e cila ndihmon në përmirësimin e gjumit në rreth 70% të pacientëve.

Shkencëtarët paralajmërojnë se ndërhyrja në moshë të mesme është thelbësore: përmirësimi i zakoneve të gjumit mund të ngadalësojë proceset neurodegjenerative dhe të mbrojë trurin nga dëmtimet që çojnë në demencë në moshat e mëvonshme. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSeanca gjyqësore për dhunën në qendrën e të moshuarve në Pejë mbahet pas tri vitesh, viktima ndërkohë ka ndërruar jetë
Artikulli i rradhës Shkencëtarët kërkojnë ndalimin e proshutës: Lidhet me mijëra raste kanceri në zorrë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.