Lacey Barrat ka mundësuar një set fotografik në përvojën e lindjes.
Personazh kryesor i këtij seti ishte Sara Jade, 33 vjeçe, e cila pasi mori vesh që foshnja kishte vdekur në barkun e saj, e ftoi Lacey-n t’i realizonte fotografi, transmeton Gazeta Shneta.
Akseli, djali i saj, vdiq pas komplikimeve të rënda në zhvillimin e trurit. Megjithatë, vdekja nuk e ndau përgjithmonë të ëmën me Akselin. Ajo dëshiroi që ta realizojë këtë set fotografik për ta përkujtuar gjithmonë të ndjerin.
Në fotografi u kap momenti prej nga fillimi deri në fund.
“Doja një lindje të bukur.Por kur e dinim se si do të ishte rezultati i lindjes, unë ende dëshiroja të kapja ato moment”,tha Sarah, duke u shprehur me një instinkt të një fotografeje.
Humbja e një fëmije sigurisht që është një nga dhimbjet më të mëdha./Gazeta Shneta/