Pavarësisht rekomandimeve të mjekëve se gratë nuk duhet veshur taka gjatë shtatzënisë, shtatzënat fillojnë ta ndjekin një praktikë të tillë. Por a është e dëmshme kjo?
Cilat janë efektet e veshjes së takave gjatë shtatzanisë?
Dhimbja e pulpave
Kur vishni taka muskujt e pulpave të këmbës qëndrojnë të kontraktuar gjatë gjithë kohës, dhe kjo mund të shkaktojë dhimbje të cilat mund të jenë vërtet të padurueshme gjatë shtatzanisë.
Dhimbje shpine
Takat, supozohet të ndryshojnë qëndrimin tuaj duke detyruar muskujt e legenit tuaj të përkulen përpara, gjë që e bën shpinën tuaj të marrë një formë të lakuar. Por gjatë shtatzanisë pesha e shtuar në pjesën tuaj të përparme do të bëjë që ky ndryshim në qëndrim t’ju shkaktojë dhimbje.
Humbje të ekuilibrit
Për shkak të peshës së shtuar dhe ndryshimeve hormonale në trupin tuaj, forca që mund të mbajnë kyçet tuaj do të reduktohet duke ju shkaktuar vështirësi në mbajtjen e ekuilibrit. Pra kur ju vishni taka, rrisni mundësinë për të humbur ekuilibrin, kështu mund të rrëzoheni duke dëmtuar veten dhe fetusin.
Tërheqje muskulore
Për shkak të ndryshimeve hormonale, ëahtë më e lehtë që ju të pësoni tërheqje muskulore. Duke veshur taka kjo mundësi rritet akoma më shumë duke u bërë një rrezik të pranishëm në çdo kohë.
Ënjtje këmbësh
Ky problem mjekësor i njohur ndryshe edhe si “edema” është shumë i zakonshëm gjatë shtatzanisë dhe veshja e takave do ta përkeqësojë këtë problem duke shkaktuar grumbullimin e një sasie më të madhe të lëngjeve në këmbët tuaja./Pernenat.al/