Pandemia e koronavirusit mund të zgjasë edhe dy vjet, paralajmërojnë ekspertët.
Një grup shkencëtarësh të sëmundjes infektive në SHBA kanë parashikuar se virusi vdekjeprurës ka të ngjarë të përhapet për 18 deri në 24 muaj – derisa 60 deri në 70 përqind e popullatës të jenë të infektuar, transmeton Gazeta Shneta.
Dhe, duke shkruar një raport të ri, ata paralajmëruan kombet që të përgatiten për një skenar të rastit më të keq që përfshin një valë të dytë të madhe të infeksioneve koronavirus në vjeshtë dhe dimër.
Shkencëtarët gjithashtu shtuan se kjo është një sëmundje e re dhe askush nuk ka imunitet.
Dhe profesori Mike Osterholm, i cili drejton CIDRAP, i tha CNN se kjo gjë nuk do të ndalet derisa të infektojë 60 deri në 70 përqind të njerëzve.
“Ideja që kjo do të zhduket së shpejti kundërshton mikrobiologjinë”, shtoi ai.
Ekipi gjithashtu theksoi se infeksionet pandemike nuk kanë tendencë të vdesin gjatë verës, siç bën gripi sezonal.
“Për shkak të një periudhe më të gjatë inkubacioni, më shumë përhapje asimptomatike dhe një R0 më të lartë, Covid-19 duket se përhapet më lehtë sesa gripi”, shkruan në raport.
Gjithashtu, sipas shkencëtarëve duke u bazuar në pandemitë më të fundit, Covid-19 ka gjasa të zgjasë 18 deri në 24 muaj.
Ata zbuluan se ekzistojnë tre skenare të mundshme:
Skenari i parë: Vala e parë e Covid-9 në pranverë të vitit 2020 pasohet nga një seri valësh më të vogëla që ndodhin gjatë verës dhe më pas vazhdimisht gjatë një periudhe një deri në dy vjeçare, duke u zvogëluar gradualisht diku në 2021.
Skenari dy: Vala e parë e Covid-19 pasohet nga një valë më e madhe në vjeshtë ose dimër dhe një ose më shumë valë më të vogla në 2021.
Skenari i tretë: Virusi zhduket ngadalë. Ata thanë se ky skenari i tretë ka të ngjarë të mos kërkojë rivendosjen e masave, megjithatë rastet dhe vdekjet do të vazhdojnë të ndodhin.
Në veçanti, shkencëtarët rekomandojnë që qeveritë të planifikojnë skenarin më të keq që është skenari dy. /GazetaShneta/