Ata të cilët janë infektuar një herë me koronavirus nuk mund të infektohen përsëri, thonë shkencëtarët.
Ekspertët kishin frikë se pacientët mund të infektohen dy herë pasi që dhjetë përqind e pacientëve me koronavirus të rikuperuar në Kinë rezultuan përsëri pozitiv pasi u larguan nga spitali, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, shkencëtarët në Kore të Jugut tani kanë arritur në përfundim se pacientët Covid-19 nuk mund të zmbrapsen pas shërimit nga sëmundja dhe fajësojnë testet e gabuara që rezultuan pozitiv pësëri.
Sipas komitetit qendror klinik të Koresë së Jugut për kontrollin e sëmundjeve, rezultatet pozitive të testit mbi njerëzit që kishin testuar negativ ishin rezultat i fragmenteve të virusit që vazhdon të jetë në trupat e tyre, por pa fuqi të t’i sëmurë ata ose t’i infektojë të tjerët.
Një total prej 277 pacientëve u duk se ishin riinfektuar me sëmundjen duke rritur frikë se mutacionet në virus mund të parandalojnë pacientët të zhvillojnë imunitet ndaj tij, gjë që do të ndërlikonte detyrën e gjetjes së një vaksine dhe eliminimin e mundësisë së imunitetit në organizëm. /GazetaShneta/