Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar Valbon Krasniqi ka paralajmëruar se spitalet publike shumë shpejt nuk do të mund ta përballojnë situatën e krijuar nga pandemia.
Krasniqi iu ka bërë thirrje anëtarëve të Komitetit dhe Qeverisër për ta vlerësuar me seriozitet këtë situatë.
“Ju bëj thirrje që ta shqyrtoni me seriozitet këtë situatë sepse shumë shpejt spitalet publike nuk do të mund ta përballojnë atë”, ka deklaruar Krasniqi.
Këto deklarata Krasniqi i ka dhënë në mbledhjen e Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e pandemisë i cili po vazhdon të mbahet i kryesuar nga ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj. /Gazeta Shneta/