Sot do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me intervale të kohëpaskohshme me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat parashihen të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesditës. Vranësirat parashihen të sjellin riga shiu, jo në gjithë territorin, por kryesisht në viset e larta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-21 gradë Celsius./Gazeta Shneta/