Ditët e fundit të janarit dhe fillimi i muajit shkurt pritet të përcillet me mot të ftohtë dhe reshje bore.
Temperaturat maksimale do të shënojnë rritje nga mesi i javës nga 6C e 7C. Kurse, temperaturat minimale do të pësojnë luhatje nga -1C e -5C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“30.01 – Vransira paradite, gjatë ditës intervale me diell.
31.01 – Vransira të ndryshueshme. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale të dobëta bore.
1.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës.
2.02 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite më vonë priten të reshura shiu, që deri në mbrëmje shndërrohen edhe në reshje bore.
3.02 – Ftohtë e me vransira të ndryshueshme. Herë herë me reshje lokale të dobëta bore.”, thuhet në njoftimin. /Gazeta Shneta/