Moti në pesë ditët e ardhshme pritet të jetë i nxehtë, ku temperaturat do të arrijnë deri në 30C.
Që nga dita e mërkurë pritet të ketë edhe reshje shiu, meqë rast temperaturat pësojnë rënie graduale shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“24.05 – Në mëngjes pjesërisht vranët, e gjatë ditës nxehtë e kryesisht me diell.
25.05 – Paradite me vransira, e gjatë ditës moti nxehtë dhe kryesisht me diell.
26.05 – Shumë ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu. Vonë në mbrëmje reshje lokale shiu me mundësi për bubullima.
27.05 – Mbetet ngrohtë, me vransira të ndryshueshme dhe mundësi për reshje lokale shiu pasdite dhe në mbrëmje.
28.05 – Më freskët, kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale priten të jenë nga 10C deri në 15C, kurse maksimalet do të arrijnë deri në 30C të martën, e më pas do të pësojnë rënie deri në 12C, të premten./GazetaShneta/