Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjithçka që duhet të dini rreth procesit të ovulimit, konceptimit dhe anovulimit

Femina 23/05/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Procesi i ovulimit konsiderohet të jetë kur një veza lirohet nga vezoret.Pas ovulimit, ajo udhëton në mitër përmes tubave fallopian.Në rast se, veza bashkohet me spermatozoidin, atëherë fillon ngjizja.

Pse është e rëndësishme të dini më shumë sesi funksion ovulimi? – Kjo pasi gjatë çdo cikli menstrual, hormonet riprodhuese, përfshirë estrogjenin dhe progesteronin, punojnë së bashku për të stimuluar vezoret shkruan VeryWellFamily, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Duke ju përgjigjur këtyre hormoneve, gjëndrat fillojnë të rriten në vezore.Brenda secilës gjëndër ndodhet një vezë e papjekur, e njohur si oocit, e cila fillon të piqet.

Edhe pse disa oocite do të fillojnë të zhvillohen në fillim të çdo cikli, zakonisht vetëm një vezë dominante do të lirohet.Nëse lirohen dy vezë, atëherë mund të krijohen binjakë jo-identik.

Ovulimi dhe konceptimi

Ndërkohë që, vezoret përgaditet për të liruar vezën, endometriumi bëhet gati për ta pranuar vezën e fekonduar apo embrionin.

Zakonisht është supozuar se vezët në vezore zhvillohen nga faza e parë deri në ovulim brenda një muaji, por kjo është e pavërtetë.Oocitet zhvillohen gjatë disa muajve dhe kalojnë nëpër faza të ndryshme derisa të jenë të gatshme për të ovuluar dhe të qëndrojnë në gjumë.

Shumica e vezëve në vezoret e një gruaje nuk pjeken deri në ovulim.Kur një grua fillon pubertetin, vezoret strehojnë afërsisht 300,000 vezë.Gjatë gjithë jetës së tyre, gratë ovulojnë rreth 300 vezë.

 

Sfidat e mundshme

Nëse nuk përjetoni simptoma të ovulimit apo keni menstruacione të parregullta mund të përballeni me anovulimin.

Anovulimi është një gjendje e mundshme dhe shkak i zakonshëm i infertilitetit, i cili bën të ditur se një grua nuk ka ovulim.

Simptoma të tjera të anovulimit janë periudha jashtëzakonisht të shkurta ose të gjata ose një mungesë e plotë e menstruacioneve.

Nivelet e larta të stresit, anomalitë hormonale, humbja ekstreme e peshës, kequshqyerja, mbipesha, mosfunksionimi i tiroides dhe sindroma e vezoreve policistike (PCOS) janë disa nga shkaqet tipike të anovulimit./GazetaShneta/

 

Artikulli paraprakParashikimi i motit në pesë ditët e ardhshme, pritet të ketë rritje të temperaturave
Artikulli i rradhës Këto janë arsyjet që ndikojnë në zhvillimin e anomalive kromozomale gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.