Sot në vend parashihet mot kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell.Vranësirat, në disa zona, mund të shoqërohen me riga të dobëta shiu.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë vlera nga 8 deri në 12 gradë Celsius, përcjell Gazeta Shneta.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.



