Sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe temperatura në rritje, duke sjellë kushte të favorshme për aktivitete në natyrë.
Megjithëse gjatë orëve të mëngjesit do të mbajë freskët, me temperatura minimale që pritet të zbresin deri në 5 gradë Celsius, gjatë ditës moti do të ngrohet gradualisht, përcjell Gazeta Shneta.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius, duke shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me orët e hershme të ditës.


