Me rastin e pensionimit të tij, drejtori i spitalit, Dr. Afrim Cana, i ndau një mirënjohje për kontributin e dhënë ndër vite. Ai e vlerësoi Dr. Shabanin si një shembull të profesionalizmit dhe përkushtimit në punë.
“Dr. Nexhati është model i një mjeku me përvojë të gjatë në shëndetësinë publike, përkushtimi dhe profesionalizmi i të cilit kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. E falënderojmë për kontributin e dhënë ndër vite dhe i dëshirojmë shëndet, mbarësi dhe pensionim të qetë”, u shpreh Cana.
Në emër të kolegëve, udhëheqësi i Shërbimit të Urologjisë, Dr. Mervan Tosku, vlerësoi lart bashkëpunimin shumëvjeçar me Dr. Shabanin, duke theksuar se ai ka qenë gjithmonë shembull i profesionalizmit, etikës dhe përkushtimit ndaj pacientëve.
Nga ana e tij, Dr. Nexhat Shabani falënderoi kolegët dhe menaxhmentin për vlerësimin e treguar, duke theksuar se gjatë karrierës së tij kanë arritur rezultate të rëndësishme si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë njerëzor.
“Jam krenar për punën që kemi bërë së bashku ndër vite. Mbi të gjitha, mbetem i lumtur për shërbimin që u kemi ofruar pacientëve dhe për marrëdhëniet njerëzore e profesionale që kemi ndërtuar. Ju falënderoj të gjithëve për bashkëpunimin dhe respektin e treguar”, tha ai.
Pensionimi i Dr. Nexhat Shabanit shënon fundin e një kapitulli të rëndësishëm në Shërbimin e Urologjisë, ku ai ka lënë gjurmë të veçanta përmes punës, përkushtimit dhe kujdesit ndaj pacientëve.


