Ministri i Diaspores Dardan Gashi është bërë baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Jehona ka sjellë në jetë djalin, të cilin prindërit e kanë quajtur me emrin Jon.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të ministrisë, thuhet se foshnja dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ministri Gashi ka thënë se pas përvojës së keqe me spitalet private gjatë lindjes së fëmijës së parë, për lindjen e dytë kanë vendosur që të kryhet në Gjinekologjinë e QKUK-së.
Ai është ndarë mjaft i kënaqur me shërbimet e klinikës, pasi ka falënderuar drejtoreshën Dr. Myrvete Paçarada, drejtorin e Klinikës së Neonatologjisë Dr. Xhevdet Gojnovcin, gjinekologun Afrim Veliu, anesteziologun Dr. Muhametin dhe mamitë, shkruan Gazeta Shneta.
Postimi i plotë:
Lind Jon Gashi – Zv. Kryeministri Dardan Gashi dhe bashkëshortja Jehona Gashi falenderues për punën profesionale të mjekëve në QKUK
Jon Gashi erdhi në jetë të hënën më 04.02.2019. Ai është djali i dytë i zv. Kryeministrit Dardan Gashi dhe bashkëshortes së tij Jehona Gashi. Ata që të dy dolën nga qendra më e madhe spitalore në Kosovë shëndosh e mirë dy ditë pas.
Përvoja me neglizhencën e spitaleve private gjatë lindjes së djalit të parë, Ulkut, na bëri që të mos kemi kurfarë dileme në zgjedhjen për të kryer lindjen e Jonit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Dhe nga përvoja e së hënës, u përforcua bindja se ky institucion mbetet vendi më i sigurtë për të sjellur në jetë kosovarët e rinj.
Në emrin tim personal, dhe të znj. Gashi, duke mos patur mundësi që ti falenderojmë gjithë pjesëtarët e stafit të Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë për përkushtimin e tyre maksimal dhe profesionalizmin, duam që të të paktën të shprehim mirënjohje për drejtoreshën e Klinikës së Gjinekologjisë, Prof. Dr. Myrvete Paçarada të cilës po ashtu i urojmë një pension të mbare dhe falenderojmë për punën e saj shumëvjeçare në këtë instucion, drejtorin e Klinikës së Neonatologjisë, dr. Xhevdet Gojnovci, gjinekolokun dr. Afrim Veliun, anesteziologun dr. Muhametin, kryeinfermieren e repartit intenziv si dhe motrat medicinale Bulen dhe Bedën të cilat ishin të palodhshme me të gjithë pacientët e shtrirë gjatë kohës së ardhjës në jetë të Jonit.
Ju falemnderit dhe ju priftë e mbara