Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Lajme 06/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë ndërtimi i Spitalit të Prishtinës, i cili parashihet të ofrojë shërbime shëndetësore dytësore. Megjithatë, ky projekt i cili po vlerësohet të jetë një prej investimeve më të mëdha për shëndetësinë kosovare që nga pas lufta, vetëm tani ka marrë dritën e gjelbër për të filluar punimet.

Spitali i kryeqytetit, i cili planifikohet të kushtojë mbi 50 milionë euro investim, parashihet të ketë repartin e Kardiologjisë, Gjinekologjisë, Pediatrisë, Kirurgjisë së Përgjithshme, Endokrinologjisë e të tjerë.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku në një intervistë për KosovaPress, thotë se pritet që shumë shpejt të tenderohet projekti dhe të fillojë ndërtimi i spitalit, derisa tregon se do mundësojë ofrimin e shumë shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe punësimin e rreth 400 punonjësve shëndetësor.

Sadiku potencon se përfundimi i Spitalit të kryeqytetit mund të zgjasë deri në tre vite për shkak të specifikave të tij të ndërtimit.

Sadiku për KosovaPress, tregon se prona prej 4.5 hektarësh ku do të ndërtohet ky spital është vendosur të jetë në Prishtinën e Re, pranë Pallatit të Drejtësisë.

Ai thotë se këtë vit kanë ndar afro 3 milionë euro për fillimin e ndërtimit të këtij projekti, i cili parashihet të kushtojë mbi 50 milionë euro.

Ndër të tjera, drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku potencon se rreth 40 për qind e shërbimeve në këtë spital do të dedikohen për trajtime jashtë spitalore, specifikisht shërbime ambulantore specialistike.

Sadiku derisa përmend se Spitali i Prishtinës parashihet të përbëhet nga reparti i Pediatrisë, Gjinekologjisë, Endokrinologjisë, Kirurgjisë së Përgjithshme e departamenteve të tjera, potencon se do të hapen rreth 400 vende të reja të punës.

“Do të ketë shumicën e departamenteve, Pediatrinë, Gjinekologjinë, Kirurgjinë e Përgjithshme, më pas Endokrinologjinë, departamente që janë shërbime sekondare. Dhe sigurisht do të ketë 40 për qind i spitalit do të jetë i dedikuar për trajtime jashtë spitalore, ambulanca specialistike… Diku rreth 400 vende të punës do të jenë për fillim dhe pastaj varësisht, spitali do të jetë i tillë që do të mund të zgjerohet sipas nevojave që do të ketë kryeqyteti”, potencon Sadiku për KosovaPress. /Z.Zeneli/

 

 

 

Artikulli paraprakPrindërit e foshnjave me fibrozë cistike ndihen të pambështetur dhe konfuz rreth sëmundjes
Artikulli i rradhës Moti këtë javë me ulje të temperaturave dhe reshje shiu

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.