Pajisja e CT-së në Spitalin e Vushtrrisë është rikthyer në funksion pas më shumë se një viti.
Për rregullimin e CT-së ka njoftuar vet spitali i Vushtrrisë përmes një postimi në Facebook ku falënderohet SHSKUK për mbështetje, transmeton Gazeta Shneta.
“Të nderuar qytetarë, ju njoftojmë se CT-ja në Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri është funksionale që nga dita e premte, pra, nga data; 24.03.2023. Me këtë rast, më lejoni të ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe po ashtu falënderojmë SHSKUK-në për mbështetjen dhe bashkëpunimin që na kanë ofruar në këtë proces”, thuhet në këtë njoftim. /Gazeta Shneta/