Ministria e Shëndetësisë ka anuluar tenderin 41 mijë eurosh për heqjen e ujit brenda dhe rreth objektit të ri të spitalit të Ferizajt.
Ministria e Shëndetësisë planifikoi të shpenzonte mbi 41 mijë euro për të hequr ujin e grumbulluar brenda dhe jashtë objektit të ri të Spitalit të Ferizajt, shkruan Gazeta Shneta.
Objekti i këtij spitali ka mbetur në gjysmë të punimeve që disa vite pasi është tërhequr operatori ekonomik.
Për këtë kontratë konkurruan 5 grupe të operatorëve ekonomik me oferta nga 29 mijë deri në mbi 39 mijë Euro. Por MSH e ka anuluar procedurën në tërësi me arsyetimin se nuk ka pasur oferta të përgjegjshme.
“Ministria e Shëndetësisë anulon aktivitetin e prokurimit për mungesë të ofertave të përgjigjshme”, thuhet në vendimin e Autoritetit Kontraktues.
Gazeta ka raportuar për këtë tender edhe në kohën kur është shpallur si dhe ka sjellë pamje nga vendi i ngjarjes se si është mbushur me ujë bodrumi i objektit. /Gazeta Shneta/