Këtë javë, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (The Food and Drug Administration – FDA), ka dhënë miratimin e plotë për vaksinën Pfizer/BioNTech për personat 16 vjeç e tutje.
Sipas ekspertëve, ky miratim ka hapur rrugën që punëdhënësit të kërkojnë nga punëtorët të vaksinohen kundër Covid shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se tashmë është koha që të kërkohet nga punonjësit të vaksinohen ose të përballen me kërkesa të ashpra.
Sipas të dhënave të fundit nga CDC, vetëm 51.6 për qind e popullsisë amerikane është vaksinuar plotësisht.
Është ende e paqartë nëse miratimi i FDA-së do t’i vetëdijësoj popullsinë për t’u vaksinuar.
Për këtë, Dr. Peter Hotez është shprehur skeptik nëse vendimi i FDA-së do të ketë efektin e dëshiruar për të rritur shkallën e të vaksinuarve./GazetaShneta/