Ndërkohë që, Tajlanda është duke u përballur me rritjen e rasteve të infektimit me Covid, studiuesit kanë zhvilluar një makinë, e cila në mënyrë efikase dhe të shpejtë administron dozat e vaksinës anti covid.
Përmes një krahu robotik, sistemi “AutoVacc”, mund të nxjerren 12 doza të vaksinës AstraZeneca në katër minuta nga një shishkë, sipas studiuesve në Universitetin Chulalongkorn shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Kjo është 20 për qind nga 10 dozat standarde të tërhequra përmes shiringut, bën të ditur studiuesit.
“Makina garanton me saktësi se ne mund të fitojmë një shtesë prej 20 për qind nga secila shishe nga vaksina anti covid, nga 10 deri në 12 doza”, tha Juthamas Ratanavaraporn, studiuesi kryesor.
Ekipi kërkimor ka bërë të ditur se brenda tre apo katër muajve mund të prodhohen 20 njësi të tjera të makinës AutoVacc, por se fondet dhe mbështetja e qeverisë do të nevojitet për të zgjeruar projektin në gjithë vendin.
Makina e llojit të tillë kushton 2.5 milionë baht, dhe mes tjerash studiuesit njoftuan se është në planifikim e sipër të prodhohen makina të ngjashme për vaksinat nga Pfizer dhe Moderna.
Sipas Juthamas, qëllimi i kësaj makine është lehtësimi i punës së punonjësve shëndetësorë për administrimin e vaksinave anti covid përmes shiringave.
Tajlanda është vendi që ka mbajtur në kontroll situatën pandemike, mirëpo përhapja e variantit Delta ka dërguar në rritjen e rasteve të infektimit.
Deri më tani, rreth 9 për qind e popullsisë së Tajlandës, prej më shumë se 66 milionë janë vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/