The US Food and Drug Administration (FDA) ka dhënë të hënën miratimin e plotë për vaksinën Pfizer/BioNTech Covid-19, për personat e moshës 16-vjeç e tutje.
Aktualisht, nga FDA është e miratuar vetëm vaksina Pfizer/BioNTech Covid-19, duke hapur rrugën për miratim edhe të vaksinave tjera shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Që nga mesi i muajit dhjetor të vitit të kaluar, vaksina anti covid nga Pfizer është autorizuar për përdorim urgjent në Shtetet e Bashkuara për personat 16 vjeç e tutje.
Ndërkohë, në maj të këtij viti, ShBA-të fituan të drejtën që vaksinimi të fillonte nga mosha 12-vjeç e lart.
Nga më shumë se 170 milionë njerëz në ShBA të vaksinuar plotësisht kundër Covid, prej tyre, më shumë se 92 milionë kanë marrë vaksinën Pfizer.
“Ndërsa, kjo dhe vaksinat tjera kanë përmbushur standardet rigoroze shkencore të FDA-së për autorizimin e përdorimit emergjent, qytetarët mund të ndihen të sigurt se kjo vaksinë plotëson standardin e FDA-së për sigurinë, efektivitetin dhe cilësinë e prodhimit që ne kërkojmë për një produkt të miratuar”, tha Dr. Janet Woodcook./GazetaShneta/