Shëbrimi Spitalor Klinik Universitar ka dal me një sqarim pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës ngriti aktakuzë ndaj tre zyrtarëve të IT-së në QKUK.
SHSKUK ka deklaruar se rasti është iniciuar për hetime nga vet ky institucion bazuar në raportin e Auditorit të Brendshëm, transmeton Gazeta Shneta.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se inicimi për hetimin e rastit nga Prokuroria për 3 zyrtarët e IT-së, është bërë me kërkesë të ShSKUK-së, bazuar në raportin e Auditorit të Brendshëm të ShSKUK-së.
Në lidhje me ngritjen e aktakuzës për tre zyrtarë të IT-së, nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ShSKUK ka ofruar bashkëpunim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Kosovës të cilët i falënderon për bashkëpunim.
ShSKUK mbetet e përkushtuar për të parandaluar dhe luftuar çdo keqpërdorim nga kushdo qoftë”, thuhet në sqarimin e SHSKUK-së.
Kujtojmë se Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë ndaj Leotrim Jahja, Faton Hajzeraj dhe Ylber Krasniqi nën dyshimin për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në rastin e një kontrate në vlerë afër 105 mijë euro.
Ata dyshohet se kishin nënshkruar kontratën si punë të kryer, por në fakt s’i kishin kryer instalimet e kamerave, siç ishte paraparë, në kuadër të tenderit për furnizim dhe monitorim të sistemit të integruar me kamera, me kompaninë “Artech”. /Gazeta Shneta/