Biznesmeni Ramiz Kelmendi e ka dhuruar donacion aparatin e tij të dializës në Spitalin e Pejës, pasi tashmë nuk i duhet. Kelmendi ka qenë vet në dializë por në tetor të vitit të kaluar pati njoftuar se ka kryer transplantin e veshkës. Ai nuk kishte treguar se në cilin vend e kishte kryer këtë intervenim, pasi i njëjti nuk mund të kryhet në Kosovë.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se Kelmendi përveç aparatit të dializës, ka dhuruar një aparat OSMOZ, një shtrat dhe një dollap për barna, shkruan Gazeta Shneta.
“Vlera e këtij donacioni është afër 30 mijë Eurove. Ky donacion do të jetë ndihmesë për punën e Njësisë së Hemodializës dhe në emër të Spitalit falënderuan donatorin, Dr.Demë Nikçi – Shef i Njësisë së Hemodializë dhe Drejtoresha e Infermierisë Znj.Hidajete Krasniqi. Ishte konstatim i përbashkët që Spitalet kanë nevojë për donacione sikur ky dhe se edhe në të ardhmen do të ketë nisma të tilla të bashkëveprimit mes Spitalit dhe Afaristëve me qëllimin për të përmirësuar kushtet për pacientë”, thuhet në njoftimin e Spitalit. /Gazeta Shneta/