Prof. Dr. Salih Krasniqi kaloi një sprovë të vështirë.
Duke ligjëruar online, Prof. Krasniqi pësoi sulm në kokë, me ç’rast u deshtë shtrimi në ambientet spitalore dhe trajtimi nga kolegët, shkruan Gazeta Shneta.
Krasniqi ka njoftuar se gjendja e tij tanimë është stabile.
“Të nderuar miq dhe dashamirë ju faleminderit shumë për kujdesin dhe urimet e sinqerta për shëndetin.Kam përjetuar një sulm në kokë diten e Martë rreth orës 4 pasdite sa isha duke ligjeruar online.Fal Zotit, familjes dhe personelit mjekësor tani jam në gjendje stabile shëndetsore.
Edhe një her ju faleminderit për urimet , ma keni lehtësuar shumë dhimbjen”, ka shkruar Krasniqi. /Gazeta Shneta/