Pozicioni “W” është një ndër pozicionet më të popullarizuara dhe më të zakonshme tek fëmijët.
Fëmijët parapëlqejnë të ulen në këtë pozitë kur janë duke shikuar TV, duke luajtur lojëra apo duke lexuar, transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i kohëve të fundit po thotë se një pozitë e tillë duhet të menjanohet nga të gjithë, e sidomos nga fëmijët.
Kjo mund të çojë në probleme ortopedike dhe çrregullime të tjera, si: dhimbja në shpinë, dislokimi i legenit, displasia, si dhe mund të ndërpresë rritjen e muskujve dhe të eshtrave në mënyre të duhur.
Pozita W është gjithashtu e keqe, pasi është vetëm pozitë frontale. Fëmija nuk është në gjendje të bëjë rrotullime për të marrë gjërat nga mjedisi i tij.
Fillimisht, bëni të pamundurën që fëmija juaj mos ta mësojë këtë pozitë.
Në rast se fëmija nuk mund të ulet në tjetër pozitë, atëherë konsultohuni me ndonjë terapist./Gazeta Shneta/