Pastroni veshkët tuaja me këte metodë natyrale

2017-07-24 në ora 16:29

A është befasuese që organet tona çdo herë e më shumë po humbin vitalitetin e tyre për shkak të konsumimit të përditshëm të ushqimeve të shpejta, lëngjeve me gaz, dhe të gjitha ushqimet e fabrikuara apo modifikuara gjenetikisht?

Të gjitha efektet negative që marrim nga ky lloj i ushqimit dhe pijeve, shëndeti ynë nuk i pranon pozitivisht, por edhe disa organe fillojnë të rebelohen në qoftë se vazhdoni të konsumoni vazhdimisht këtë lloj të regjimit ushqimor çdo ditë.

Veshkët janë organet që rrezikohen më së shumti nga ky lloj i zakonit. Për shkak të rëndesës që i shkaktojmë në procesin e tyre natyral, ato fillojnë dhe humbin vitalitetin e tyre. Por, ende nuk është vonë! Me anë të këtyre këshillave natyrale, mund t’i pastroni veshkët tuaja në shtëpi.

Lime dhe Shalqiri

Bëjini bashkë lëngun e shalqirit dhe limës, me anë të blenderit. Me anë të këtij kombinimi, do të largoni toksinat dhe gurët e vegjël të mbledhur në veshkë.

Trangulli dhe karota

Me anë të blenderit bëjini bashkë dy karota dhe një trangull të madh. Për shkak të sasisë 90% të ujit që përmbanë trangulli, dhe beta-karoteni i karotës, veshkët do të marrin trajtimin e duhur për t’u rikthyer në gjendjen e mëparëshme.

Përpos këtyre pijeve, të cilat mund t’i konsumoni çdo ditë një gotë, bëni kujdes me ushqimin. Të gjitha ushqimet artificiale zëvendësojini me ushqimet natyrale. /Gazeta Shneta/