Mjekët po propozojnë të flini në këtë pozitë

2017-07-24 në ora 16:09

Të gjithë ne flemë në pozicione të ndryshme, dhe zakonisht secili zgjedh atë pozitë që i përshtatet më së mirë trupit për t’u relaksuar tërësisht.
Megjithatë, ka mundësi që nuk e keni dëgjuar këtë më parë, por nëse flini në anën tuaj të mjatë, do të përfitoni shumë gjëra pozitive për trupin.

Benefitet e shtrirjes në krahun e majtë të trupit janë të shumta, por disa prej tyre janë këto:

Ana e majtë e zemrës tuaj pompon gjakun përgjatë trupit tuaj. Kjo padyshim tregon se duhet të filini në këtë pozitë për t’ia lehtësuar zemrës funksionin e duhur gjatë kohës që jeni duke fjetur.

Për shtatëzënat, preferohet kjo pozitë për t’i mundësuar edhe bebes edhe vetes qarkullim më të mirë të gjakut, dhe funksione tjera të organizmit të cilat janë të obligueshme.

Sistemi limfatik largon materiet toksike dhe të papastërta të organizmit. Bazuar në deklaratat e ekspertëve, ky sistem grumbullohet më së shumti në kapilarin kryesor të saj, që gjendet në anën e majtë të trupit. Prandaj, kur jeni të shtrirë në krahun tuaj të majtë, sistemi limfatik do të kryej pastrimin e saj, dhe duke ia mbledhur proteinat e trupit në qelizat ku këtij sistemi i duhet.

Mëlqia, gjendet, në anën e majtë të trupit, dhe në qoftë se flini përherë në krahun tuaj të djathtë, ajo mund të pësoj kongjestion. Në të kundërtën, ajo çfarë ndodhë nëse flini në pozitën e duhur, është se investoni në funksionin e mëlqisë për pastrim të trupit.

Këto janë vetëm disa nga faktet e rëndësishme që duhet t’i dini për këtë pozitë të gjumit, dhe që nga sot filloni dhe provojeni, pastaj me kalimin e kohës do të vëreni edhe ndryshimet thelbësore në organizmin tuaj. /Gazeta Shneta/