Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pasuria e drejtorëve të administratës së QKUK-së, disa prej tyre me nga shtatë rroga

Lajme 15/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pasuri të paluajtshme qindra mijëra euroshe, dhjetëra mijëra euro para të gatshme nëpër banka, disa prej tyre marrin më shumë se shtatë rroga në muaj. Lexoni më poshtë deklarimin e pasurisë së drejtorëve të administratës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës

Kryetari i Bordit të SHSKUK-së, Dr. Naser Ramadani, ka disa prona të paluajtshme bashkë me familjarët e tij ndërsa ka deklaruar vetëm një truall në emrin e tij personal. Ai dhe bashkëshortja e tij vozitin vetura të shtrenjta “Toyota”. Ramadani ka dhjetëra mijëra euro para të gatshme në banka, ndërsa ka deklaruar edhe disa borxhe dhe kredi, shkruan Gazeta Shneta.

Ramadani ka të ardhura mujore nga nëntë institucione të ndryshme, pesë prej tyre të shtetit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, SHSKUK, Universiteti i Prishtinës, Ministria e Shëndetësisë, dhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë.

Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu, ka të ardhura mujore nga pozita e tij dhe nga ordinanca private “Diagnostika invazive”. Sejdiu ka deklaruar katër prona të paluajtshme, dy prej të cilave janë në emrin e tij. Ai ka deklaruar tri vetura në pronësi të familjes së tij, 100 për qind aksione në ordinancën private dhe 5 për qind aksione të fëmijëve të tij në ordinancën e vëllait të tij “Dr. Shkodrani”.

Sejdiu ka para të gatshme në bankë 10 mijë euro, ndërsa ka deklaruar dy kredi të tij dhe një në emrin e gruas. Ai ka të ardhura mujore nga SHSKUK 1,126 euro, ndërsa nga “Diagnostika” merr 1600 euro në muaj.

Udhëheqësi i prokurimit të QKUK-së Gazmend Rushiti posedon 8 pasuri të paluajtshme, por të gjitha i ka deklaruar si pasuri e përbashkët. Rushiti ka deklaruar një traktor në vlerë 12 mijë euro dhe një veturë 5 mijë euroshe.

Rushiti ka deklaruar jo më shumë se 1720 euro para të gatshme në bankë, ndërsa të ardhura vjetore i ka deklaruar 9600 euro nga buxheti i Kosovës.

Një zyrtarë tjetër me shtatë rroga në muaj është Shefi i Njësisë për Buxhet dhe Financa të QKUK-së. Përveç pozitës së tij zyrtare, Sherif Bytyqi paguhet edhe nga 6 kompani private, 5 si kontabilist dhe një si profesor në Kolegjin AAB. Madje shefi i financave të QKUK-së ia mban kontabilitetin edhe një kompanie medicinale e cila përfiton tender nga shteti.

Bytyqi më të shtrenjtë e ka veturën sesa shtëpinë. Ai ka deklaruar banesë në vlerë 35 mijë euro dhe shtëpi në vlerë 20 mijë euro, ndërsa vetura i ka kushtuar 25 mijë euro.

Bytyqi nuk qëndron keq me para të gatshme në bankë. Ai ka deklaruar mbi 14 mijë euro kesh dhe disa mijëra euro tjera të bashkëshortes dhe fëmijëve. Më poshtë mund t’i shihni edhe shtatë rrogat mujore të Bytyqit.

Drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në QKUK, Musa Vitija ka deklaruar një shtëpi në vlerë 70 mijë euro dhe tokë në vlerë 100 mijë euro. Ai vozitë veturë 8 mijë euroshe, ndërsa ka deklaruar 100 për qind aksione të fëmijëve në kompaninë “Pastërtia”. Vitija ka vetëm një pagë, atë të SHSKUK-së mbi 13 mijë euro në vit, ndërsa ka deklaruar edhe rreth 500 euro shtesa vjetore.

Visar Islamaj ka ardhur në pozitën e drejtorit të Shërbimeve të Përbashkëta. Ai ka deklaruar shtëpi në vlerë 80 mijë euro, veturë 10 mijë euroshe dhe 11 mijë euro para të gatshme në bankë.

Islamaj përveç pagës afër 12 mijë euro në vit në QKUK, ka deklaruar edhe një pagë 8640 euro në vit, por burimin e saj nuk e ka treguar. Ndërkaq krejt në fund ai ka deklaruar edhe 110,000 euro të fituara nga shpronësimi i autostradës në Prizren. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak5 gjërat që e bëjnë vaginën tuaj të mbajë erë
Artikulli i rradhës Lindjet e paplanifikuara cezariane rrisin rrezikun e depresionit pas lindjes tek nënat e reja

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.