Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lindjet e paplanifikuara cezariane rrisin rrezikun e depresionit pas lindjes tek nënat e reja

Këshilla për shtatzëna 15/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të bëhesh nënë, sidomos për herë të parë, ka sfidat e saj – dhe gjithçka fillon me lindjen.

Nga gruaja tek gruaja, përvoja e lindjes mund të ndryshojë jashtëzakonisht – dhe një nga faktorët më të rëndësishëm që përcakton përvojat e nënave të reja është metoda se si ato lindin foshnjen. Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar rreth 16% e nënave kryejnë lindje përmes seksionit cezarian dhe shumicën e rasteve në mënyrë emergjente, atëherë kur jeta e foshnjës ose e nënës është në rrezik, transmeton GazetaShneta.

Hulumtimet e kryera kanë treguar ndikimin që kjo procedurë ka në trupat e nënave – duke përfshirë rrezikun e infeksioneve, plagë të vazhdueshme dhe parehati në zonën e abdomenit ose stomakut – por pasojat që janë më sa paku të njohura janë ato që lidhen me shëndetin e tyre mendor.

Studimi i kryer nga University of York (Valentina Tonei)  analizon efektin e të pasurit një lindje të tillë të paplanifikuar në mirëqenien psikologjike të nënave të reja. Rezultatet treguan se lindja nëpërmjet kirurgjisë emergjente cezariane rrit rrezikun e zhvillimit të depresionit postnatal në nëntë muajt e parë pas lindjes tek rreth 15% nga 5000 gratë e përfshira në eksperiment, raporton Science Direct.

Depresioni pas lindjes mund të ketë një ndikim të thellë dhe afatgjatë në jetën e nënave të reja. Kjo mund të çojë në një përkeqësim të marrëdhënies me partnerin e tyre dhe të kufizojë aftësinë e tyre për të punuar.

Depresioni pas lindjes gjithashtu mund të bëhet një gjendje kronike që ndikon në mënyrën se si nënat kujdesen për fëmijët e tyre. Në të vërtetë, studimet e mëparshme kanë gjetur norma më të ulëta të imunizimit dhe pranime më të larta në spitale tek fëmijët e nënave të me depresion.

Natyrisht, në shumë raste, lindjet e papritura emergjente nuk mund të shmangen. Por rezultatet e këtij hulumtimi nxjerrin në pah rëndësinë e mbështetjes psikologjike shtesë për gratë që kanë një cezariane emergjent.

Kjo është e rëndësishme, sepse mbështetja e nënave që lindin në këtë mënyrë, jo vetëm që mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut të depresionit pas lindjes dhe në përmirësimin e mirëqenies së tyre, por gjithashtu mund të përmirësojë raportet familjet e tyre dhe në veçanti raportin me fëmijët e tyre./GazetaShneta/

Artikulli paraprakPasuria e drejtorëve të administratës së QKUK-së, disa prej tyre me nga shtatë rroga
Artikulli i rradhës Fëmijët duhet të bëhen pis nga balta, jo të veshen firmato

Ju sugjerojmë

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.