Pediatria kosovare ka humbur një kuadro të shquar.
Dr. Naser Ahmeti ka ndërruar jetë kanë njoftuar miqtë e tashmë mjekut të ndjerë pediatër, shkruan Gazeta Shneta.
Ai u varros sot në Ferizaj. Kreu i kësaj komune, Agim Aliu dërgoi telegram ngushëllimi për familjarët.
“Mbrëmë, me pikëllim të thellë e trishtim të madh morëm lajmin e kobshëm për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut shembull ferizajas, Dr. Naser Ahmeti. Shëndetësia ferizajase humbi një personalitet e profesionist të rrallë. Jeta e tij profesionale dedikuar të porsalindurve, fëmijëve tanë, ishte ekzemplar i dashurisë e pasionit për profesionin. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve të të ndjerit, profesionistëve shëndetësor dhe gjithë qytetarëve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në telegramn e ngushëllimit.
Këshilli organizativ sot gjithashtu organizoi nga ora 11:00 ne Teatrin “Adriana” mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës se tij. /Gazetea Shneta/