Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pediatrit ju japin disa këshilla për fëmijët që nuk fillojnë të flasin

Jetë 25/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shpesh prindërit pyesin se çfarë mund të bëjnë për të ndihmuar fëmijën e tyre në shtëpi për të rritur aftësitë sociale dhe ato gjuhësore.

Në fakt këtë nuk duhet ta mendoni si një punë të dyfishtë, sidomos ju nënat. Në vend të kësaj mund të kërkoni mënyra për t’i përfshirë ato në rutinën e bebit tuaj dhe në ndërveprimet e përditshme në lojëra. Më poshtë keni të përpiluar një listë me këshilla të provuara dhe të vërteta që ndihmojnë në zhvillimin gjuhësor dhe shoqëror të fëmijëve. Ju mund t’i përdorni këto sugjerime për fëmijët që zakonisht mund të kenë një vonesë në të folur.

1Bëjini lëvdata pozitive, sidomos kur menjëherë fëmija juaj ndjek udhëzimet që ju i jepni, kur flet ato që i thoni apo kur demonstron shkathtësi dhe sjellje të duhura sociale.

2Përdorni një fjalor sa më të lehtë për të dhe shumë ekspresiv. Ndihmoni fëmijën tuaj të rrisë fjalorin e tij duke e pasuruar atë me frazat që thonë, duke folur përmes veprimtarive që po bëjnë dhe duke u bërë atyre pyetje gjatë leximit të librave ose kryerjes së detyrave në mënyrë që të zhvilloni biseda.

3Jini vizualë. Përpiquni që gjithçka që i mësoni fëmijës suaj të jetë diçka e dukshme për t’u parë ose diçka fizike. Imazhet nga Google mund t’ju ndihmojnë t’i tregoni atë që doni. Kur një fëmijë nuk mund ta imagjinojë dot një fjalë të re që po i thoni, shpjegojani atë me imazhe.

4Jepni shembull sjelljen e duhur. Kur fëmija juaj përdor gramatikë të gabuar ose fjali të paplota, modeloni fjalën përsëri duke përdorur strukturën e duhur të fjalisë. Theksoni gabimin e fjalës që keni caktuar dhe tregojini fëmijës se si duhet ta thonë në vend të fjalës që ai thotë.

5Bëni fëmijën tuaj të përsërisë udhëzimet mbrapa jush. Kështu do të siguroheni se ata e kanë kuptuar saktësisht atë që ju prisni dhe do t’u jepni mundësi atyre të bëjnë ndonjë pyetje.

6Bëni pyetje të hapura (pyetje që nuk e kanë vetëm po ose jo përgjigjen). Kështu fëmija juaj duke u përgjigjur do të ketë mundësi të praktikojë shprehitë gjuhësore me përgjigje më të gjata. Pra pyeteni fëmijën rreth gjërave që ka mësuar në kopësht apo shkollë, apo prisni komentet e tij për një libër ose një film të caktuar.

7Lexoni, lexoni, lexoni. Ndaloni pasi kaloni çdo dy faqe dhe diskutoni me fëmijën për atë që keni lexuar. Pyesni fëmijën tuaj rreth ngjarjes (kush, çfarë, kur, ku, pse) për të folur për atë që po ndodh në histori. Gjithashtu, bëni pyetje rreth asaj se çfarë mund të ndodhë më pas dhe flisni për emocionet / ndjenjat e personazheve në histori. Ju mund të diskutoni edhe për problemet e personazheve në tregim dhe se çfarë mund të bëjnë ata për t’i rregulluar.

8Përdorni fotografi për të praktikuar formimin e fjalive. Shikoni fotot në libra dhe bëni që fëmija juaj të krijojë një fjali të plotë dhe gramatikisht korrekte për secilën foto që sheh. Nëse fjalitë janë të shkurtra, i ndihmoni ata të mendojnë për mënyrat e zgjerimit dhe të bëjnë fjalinë më të gjatë dhe më të komplikuar.

9Së pari merrni vëmendjen e tyre. Në vend që t’i thoni fëmijës “Shko merri lodrat e tua”, më mirë fitoni njëherë kohë duke i thënë “Më shiko pak, të lutem? Mund të shkosh t’i marrësh lodrat e tua”.

10Krijoni lojëra. Luani lojëra gjuhësore për të bërë praktikë në shtëpi./pernenat

Artikulli paraprakGjashtë këshilla për kujdesin e dhëmbëve tek fëmijët
Artikulli i rradhës Përse fëmijët ecin në majë të gishtave

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.