Rastet e konfirmuara të Covid 19 mund të alarmojnë prindërit që duan vetëm të mbrojnë fëmijët e tyre dhe t’i mbajnë ata të sigurt. Ja se si të identifikoni simptomat e Covid 19 tek fëmija juaj.
Pandemia me Covid 19 është zyrtarizuar tani më në vend dhe kuptohet që prindërit janë në gatishmëri të lartë për t’ju qëndruar pranë fëmijëve.
Si të identifikoni simptomat e Covid 19 tek fëmija juaj?
Mos harroni, mund të duhen deri në 14 ditë që simptomat e Covid 19 të shfaqen.
Simptomat e koronavirusit janë të njëjta si për të rriturit ashtu dhe te fëmijët.
Ato janë manifestuar si gjendje gripoze dhe mund të jenë mjaft serioze për disa persona që kanë komplikime të mëparshme shëndetësore.
Simptomat për t’u kujdesur janë:
-kollë;
-gulçim;
-vështirësi në frymëmarrje;
-ethe (temperaturë e lartë);
Deri më tani, raportet thonë se fëmijët që kanë kontraktuar virusin shfaqin simptoma të buta dhe nuk ka pasur viktima.
Nëse fëmija juaj shfaq simptoma, duhet të: izoloni atë nga njerëzit e tjerë, dhe të telefonin mjekun tuaj.
A janë fëmijët në rrezik ndaj prekjes me virusin korona?
Fëmijët nuk janë aktualisht në listën “në rrezik” për Covid 19 – përveç nëse ata kanë një gjendje themelore mjekësore që bën të kenë një imunitet më të dobët. /Gazeta Shneta/