Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Inspektorët dyshojnë në stokun e dy barnatoreve të QKUK-së pasi iu vështirësua qasja në dokumente

Lajme 16/04/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Inspektorët farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë po dyshojnë në stokun e dy barnatoreve të QKUK-së pasi drejtoresha e Barnatores Qendrore ua vështirësoi qasjen ne dokumente zyrtare, duke kërkuar që kjo të bëhet përmes arkivës së QKUK-së. Kryeinspektori thotë se për këtë është njoftuar drejtori i SHSKUK-së, ndërsa rasti është nën hetime dhe do të merren masa

Inspektori farmaceutik Mr. Ph. Leonis Blakaj, më 31 mars të këtij viti ka dorëzuar një raport tek zyrtarët më të lartë të MSH-së dhe SHSKUK-së për një inspektim që kishte kryer në barnatoren e Klinikës së Gjinekologjisë dhe në Klinikën e Neonatologjisë më datë 11 mars. Në këtë raport, një kopje të të cilit e posedon Gazeta Shneta, inspektori përshkruan vështirësitë dhe pengesat që ka hasur gjatë inspektimit dhe për shkak të tyre ngrit dyshime për gjendjen reale të stokut të barnatoreve.

Blakaj në raportin e tij shkruan se fillimisht ishte inspektuar barnatorja e Klinikës së Neonatologjisë e më pas ajo e Gjinekologjisë. Në të dy barnatoret është kërkuar kopje e dokumentacionit, farmacistet përgjegjëse fillimisht kanë pranuar por më pas janë kontaktuar nga drejtoresha e Barnatores Qendrore dhe kanë marr urdhër gojarisht që të mos i japin asnjë dokument zyrtar inspektorit farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë pa lejen e saj.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeinspektori Dr. Shaban Osmanaj, cili ka thënë se për këtë situatë e ka njoftuar edhe drejtorin e përgjithshëm të SHSKUK-së nga i cili ka kërkuar që rasti të rishqyrtohet. Osmanaj

“Gjatë inspektimit në barnatoren e klinikës e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë, inspektorët e rastit, kanë hasur në jo gatishmëri për bashkëpunim me arsyetimin e personave përgjegjës të barnatoreve në fjalë se nuk mund të ofrojnë dokumenta pa dijeninë e Drejtorit të Shërbimit Farmaceutik të SHSKUK-së. Lidhur me këtë, me datë 23.03.2020 i jemi drejtuar Drejtorit Ekzekutiv të SHSKUK-së, duke e njoftuar për pengesat e paraqitura gjatë inspektimit si dhe mos gatishmërinë e bashkëpunimit të drejtorit të Shërbimit Farmaceutik në SHSKUK-së, si dhe duke kërkuar nga ai që të shqyrtoj rastin në fjalë”, ka deklaruar Osmanaj.

Ai thotë se ekipi i inspektorëve ka kryer një ri-inspektim më datën 13 mars, por sërish nuk kanë pasur qasje në dokumente. Ato iu janë dhënë tek pas tre ditësh më 16 mars përmes arkivës së SHSKUK-së dhe MSH-së. “Pas marrjes së gjitha raporteve, shkresave dhe përgjigjeve nga SHSKUK, jemi në hetim të rastit, si dhe do të ndërmerren procedurat tjera bazuar në kompetencat dhe dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Osmanajt.

Por për shkak të këtyre pengesave dhe vështirësisë në qasje në dokumente, inspektori Blakaj shkruan në raportin e tij se ekziston mundësia e ndërhyrjes apo përmirësimit të të dhënave në kartela pasi të njëjtat nuk kanë numër serik dhe nuk janë të vulosura. Poashtu inspektori shkruan se personeli përgjegjës kanë kryer veprime korrektuese, ndërsa një gjë të tillë e kanë tentuar edhe në praninë e tyre, duke ngritur kështu dyshimet se inspektimi i tillë ka pamundësuar konstatimin e gjendjes reale dhe faktike.

“Prandaj ne si Inspektorat Farmaceutik shprehim dyshimin tonë se ky raport nuk do të mund të paraqet gjendjen reale të këtyre dy barnatoreve të klinikave të Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë”, thuhet në konstatimet e raportit.

Gazeta ka kërkuar sqarime nga drejtoresha e Barnatores Qendrore Gëzime Pllana si dhe nga drejtori i SHSKUK-së Dr. Basri Sejdiu. Një përgjigje është kthyer nga emaili zyrtar i SHSKUK-së ku mohohet se inspektori i IF-së është penguar por inspektimi është kryer pas përfundimit të orarit zyrtar. Çështja e orarit është shkruar edhe në raportin e inspektorit i cili thotë se “e ka mbyllur procesin e inspektimit në ora 15:10”.

“Inspektoratit i lejohet qasja në dokumente sipas kërkesave përmes procesverbalit të cilin e përpilon vet inspektorati. Dyshimet janë tërësisht të natyrës së gabimeve teknike, pasi të gjitha hyrje- daljet argumentohen përmes fletëdaljeve dhe fletëkerkesave me nënshkrim nga të gjitha palët (klinikat/repartet). Poashtu, inspektorati edhe në raport ka konstatuar që stoku fizik është në rregull. Pra,​ krejt raportet i ka pranuar inspektorati sipas kërkesës”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së, përkundër se Inspektorati ka konstatuar krejt diçka tjetër në raportin zyrtar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPër cilat simptoma duhet të shqetësoheni nëse fëmija juaj dyshohet për COVID-19
Artikulli i rradhës FSSHK: 17 punëtorë shëndetësorë janë prekur nga koronavirusi dhe 121 janë në izolim

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.