Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka udhëtuar disa herë jashtë Kosovës që nga emrimi i tij në këtë pozitë. Shpenzimet e përgjithshme të ministrit dhe 11 anëtarëve të tij të kabinetit nga janëri deri në korrik të këtij viti janë 5 mijë e 500 euro.
Ministri Latifi që nga emërimi i tij në krye të Ministrisë së Shëndetësisë për udhëtimet e tij ka shpenzuar rreth dy mijë euro.
“Gjatë periudhës janar – korrik 2022mimnisstri Latifi ka realizuar vizita në ShBA, Turqi (në muajin mars) Norvegji (prill) dhe në Austri (korrik), ku vlera e shpenzimeve për shërbimin e transportit ajror ka qenë 1, 917,29 euro. Vizitën në ShBA ministri Latifi e ka realizuar me mjete vetanake financiare”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Shpenzimet e përgjithshme për udhëtimet e ministrit latifi dhe 11 anëtarëve të kabinetit të tij janë 5 mijë e 500 euro gjysma e kësaj shumë, 2 mijë e 500 euro, janë shpenzuar nga ministri.
Pas ministrit më së shumti shpenzime ka bërë zv. Ministri Arsim Berisha, 833 euro për shtatë muaj, zv Dafina Gexha për shtatë muaj ka shpenzuar për shtatë muaj 350 euro, ndërsa më së paku nga kabineti ka shpenzuar këshilltarja politike, Azize Daku, 72 euro, gjatë muajve mars dhe prill.
Sipas Udhëzimit Administrativ shpenzimet e lejuara mujore janë 500 euro nga ministri, 200 për zëvendësministri, 200 për këshilltarët politik dhe 50 euro për shefin e kabinetit. /T7/