Për herë të parë në Holandë, është kryer më sukses një transplant i sternumit artificial.
47-vjeçarja Marjon Herwijnen nga Emmen, vitin e kaluar u diagnostifikua me një tumor malinj në kockën e gjoksit të saj, i cili ishte rritur si përpara ashtu edhe prapa drejt zemrës së saj, shkruan UMCG, transmeton Gazeta Shneta.
Operacioni ishte alternativa e vetme e saj. Kimioterapia dhe rrezatimi nuk do të kishin asnjë efekt në tumor.
Por kjo nuk ishte e lehtë: për ta operuar atë, duhej zëvendësuar e gjithë pjesa e përparme e murit të gjoksit.
Pas muajsh kërkimesh, kirurgu Michael Hartman dhe kolegët e tij gjetën një zgjidhje: një protezë e bërë me porosi mund të bëhej për Marjon në Australi.
Pas një operacioni të gjatë e të komplikuar dhe një infeksioni të papritur, Marjon tashmë është duke ecur mire./Gazeta Shneta/