Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Përdorimi i steroideve gjatë shtatzënisë mund të jetë i rrezikshëm për foshnjat

Këshilla për shtatzëna 10/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy studime të reja zbuluan se foshnjat e ekspozuara ndaj kortikosteroideve gjatë shtatzënisë për të parandaluar komplikimet nga lindja e parakohshme kishin një rrezik në rritje të infeksionit serioz, veçanërisht nëse fëmija kishte lindur në afat të plotë kohor.

Ofruesit e kujdesit shëndetësor shpesh përdorin kortikosteroide në shtatzënitë me rrezik të lartë të lindjes së parakohshme për të përmirësuar rezultatet shëndetësore të foshnjave të lindura herët, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Megjithatë, shkencëtarët nuk janë të sigurt se si steroidet ndikojnë në një fëmijë, veçanërisht tek ata që kanë lindur afër datës së lindjes.

Por, hulumtimi i ri ka zbuluar më shumë informacion mbi ndikimet e përdorimit të steroideve tek foshnjat dhe gjetjet sugjerojnë që praktikuesit duhet të kenë kujdes kur përshkruajnë kortikosteroide gjatë shtatzënisë.

Në studimin e parë, të publikuar më 2 gusht në revistën “BMJ”, studiuesit ekzaminuan të dhënat e 1,960,545 çifteve nënë/fëmijë në Tajvan. Ata krahasuan rezultatet e 45,232 foshnjave të ekspozuara ndaj steroideve gjatë shtatzënisë dhe 1,915,313 foshnjave që nuk ishin ekspozuar.

Ata zbuluan se në vitin e parë të jetës, foshnjat e ekspozuara ndaj një kursi steroid gjatë shtatzënisë kishin një rrezik në rritje të infeksioneve serioze, duke përfshirë pneumoninë dhe sepsën.

Megjithatë, ky rrezik ishte më i rëndësishëm tek foshnjat e lindura me afat të plotë sesa tek ato të lindura para kohe.

Në studimin e dytë, të publikuar gjithashtu në “BMJ” më 2 gusht, shkencëtarët shikuan të dhënat nga shtatë prova të kontrolluara të rastësishme dhe dhjetë studime të popullsisë. Studimet kanë përfshirë 1.6 milionë foshnja të lindura që nga viti 2000.

Analiza e tyre tregoi se 40% e foshnjave me ekspozim ndaj kortikosteroideve gjatë shtatzënisë kanë lindur në afatin e plotë. Në mesin e këtyre foshnjave me afat të plotë, ekspozimi i hershëm ndaj steroideve u shoqërua me një rrezik të shtuar të pranimit në kujdesin intensiv neonatal, intubacion, reduktim të perimetrit të kokës dhe çrregullime neurozhvillimore afatgjate.

Megjithatë, studiuesit thonë se nuk mund të bëjnë konkluzione të qëndrueshme në lidhje me ndikimet e përdorimit të steroideve gjatë shtatzënisë për shkak të natyrës vëzhguese të studimeve. Përveç kësaj, shumë studime dhanë prova me siguri të ulët ose shumë të ulët.

Sidoqoftë, në një editorial të lidhur, autorët thonë se ndërsa nevojiten më shumë hetime, ofruesit e kujdesit shëndetësor duhet t’i marrin parasysh këto gjetje kur këshillojnë prindërit e ardhshëm për përdorimin e steroideve para lindjes.

Autorët theksojnë: “Këto studime nxjerrin në pah sfidën e trajtimeve parandaluese në mjekësinë fetale dhe neonatale dhe duhet t’u kujtojnë klinicistëve dhe prindërve se nuk ka gjë të tillë si një ilaç pa rrezik.”/Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPër herë të parë në Holandë bëhet transplanti i kafazit të krahrorit
Artikulli i rradhës Aktiviteti fizik mund të sjell përfitime të mëdha për shëndetin mendor tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.