“Për Jetën”, titullohet obelisku i cili do të vendoset tek “Rrethi i Spitalit” në Prishtinë në nderim të punëtorëve shëndetësorë të cilët kanë humbur jetën gjatë pandemisë.
Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se përzgjedhja e këtij modeli është bërë me rekomandimin e komisionit profesional si dhe me aprovimin e kryetarëve të të gjitha odave të profesionistëve shëndetësorë, shkruan Gazeta Shneta.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
Bëhet përzgjedhja e projektit ideor artistik për monumentin përkujtimor për nderë të profesionistëve shëndetësor
Bazuar në konkursin për Projektin ideor artistik për Monumentin përkujtimor për nderë të profesionistëve shëndetësor, komisioni vlerësues për ofertat e pranuara i përbere prej arkitekteve dhe skulptorit ju kanë rekomanduar kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësor projektin me emrin “Për Jetën”, ku dhe kryetarët e OPSH-ve e kanë aprovuar rekomandimin e komisionit profesional. Së shpejti pritet të fillojë hapja për procedurat e ndërtimit të obeliskut.
Pas thirrjes që kanë bërë odat për donator, kanë filluar vetëm se donacionet e para, prandaj shfrytëzojmë rastin ti falenderojmë për mbështetjen e dhënë ku së shpejti dhe do ti publikojmë emrat e të gjithë donatorëve.
Ftojmë dhe donator tjerë të bashkohen në realizimin e këtij projekti.