Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për nanën e padukshme: Është koha mos me të injoru ma!

Jetë 04/07/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nuk dua ta akuzoj një familje të caktuar, por po mundohem të hedh dritë mbi këto momente të vogla të mëmësisë të cilat mund të përfundojnë duke u ndjerë e izoluar dhe me keqardhje. Kjo fotografi e përshkruan këtë gjendje shumë mirë.

Dje përderisa hanja drekë, e shikoja këtë nënë duke e zbavitur beben e saj me një tullumbace, duke e shëtitur përreth, duke ia treguar pikturat në mur, etj. (të gjitha kemi qenë në këtë gjendje), përderisa familja e saj kënaqeshin në festën e ditëlindjes me ushqim, pije dhe një bisedë të zhurmshme.

Asnjë prej tyre nuk u kujtua t’i ndihmonte nënës që edhe ajo të ishte pjesë e festës. Kjo fotografi, me nënën që rri anash me fëmijën e saj është një pamje e saktë e nënës që vazhdimisht përkujdeset për fëmijën pa u vërejtur, dhe që mbetet jashtë grupit. Ose askush nuk e ka vërejtur punën që ajo po bënte, ose askush nuk deshti të heqë dorë nga argëtimi i tyre dhe t’ia mundësojë edhe asaj ta shijojë festën. Mua më shkoi ndër mend t’i ofroja nënës ta mbaja për disa çaste fëmijën që ajo të mund t’i bashkohej familjes, por e dija që do të ishte e çuditshme.

E pastaj njerëzit çuditen pse depresioni pas lindjes, zemërimi dhe keqardhja janë pjesë e mëmësisë moderne. Nuk kemi nevojë veç për një diagnozë dhe mjekë për t’i ndihmuar nënat e reja – kemi që nevojë familjet e miqtë tanë të na vërejnë, dhe të na marrin edhe neve në tavolinë.

Më kujtohet shumë qartë kjo periudhë e jetës sime dhe më kujtohet që shkruaja në ditarin tim se asnjëherë nuk doja të harroja se sa e izoluar ndihesha gjatë darkave e festave kur mua më duhej ta shëtitja beben përderisa të tjerët pinin dhe ngacmonin beben kur kaloja pranë tyre, në vend që të ofronin të më ndihmonin të haja pa një njeri në mua. Nuk doja ta harroja këtë asnjëherë sepse e dija se “gjyshësia” me gjasë do t’ma fshinte këtë nga memoria. E kam shkruajtur që të mbaj mend t’i ndihmojë fëmijët e mi dhe bashkëshortët e tyre me fëmijët – e veçanërisht nënat!

Ju lutem shpërndajeni këtë që njerëzit të shohin se si është jeta e një nëne dhe të shohin se sa lehtë mund të ndihmojnë. Edhe nëse nuk e kuptojnë sepse nuk e kanë përjetuar, kjo fotografi qartë e ilustron ndarjen që krijohet kur askush nuk ofron ndihmë.

Burimi: herviewfromhome.com

supergrate

Artikulli paraprakÇdo gjë që duhet të dini kur ju vijnë menstruacionet në plazh
Artikulli i rradhës Dallavere në ndërtimin e QKMF-së në Gjakovë, MSH ndau plus 320 mijë euro

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.