Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për një muaj e gjysmë, 20 mjekë kërkuan dokumentacion për largim nga Kosova

Lajme 16/02/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Brenda këtij fillimviti, 20 mjekë e kanë kërkuar dokumentacionin e nevojshëm pranë Odës së Mjekëve të Kosovës për largim drejt shteteve perëndimore, kryesisht në Gjermani. Kështu tha të premten, kryetari i OMK-së, Pleurat Sejdiu. 

Ai tha se ky trend është i njëjtë dhe se për këtë kërkohen të ndërmerren masa për ta parandaluar këtë ikje, në të kundërtën brenda dy vitesh do të vërehet mungesa e tyre në nivelin terciar. 

Ndonëse numri i atyre që kërkojnë të punësohen jashtë Kosovës është i madh, 440 mjekë tjerë sipas Sejdiut janë të papunë. Për këtë, ai kërkon të sistemohen sa më shpejtë. 

“Këto një muaj e gjysmë të këtij viti janë 20 kolegë tanë të cilët vetëm se kanë marrë dokumentacionin e duhur që të nënshkruajnë kontrata me shtetet e Perëndimit, në këtë rast shumica në Gjermani. Disa prej tyre janë në ditët e fundit apo javët e fundit në largim. Trendi është i njëjtë si vitet e kaluara që fatkeqësisht mund të them që brenda dy viteve do të ndihet mungesa e tyre në nivelin terciar, në nivelin primar vetëm se është duke u ndjerë. Është një problem menaxherial gjithashtu edhe politik. Ne i kemi afër 440 mjek të pa punë të cilët presin të punësohen, sistemi primar nuk e bënë atë që duhet bërë t’i pranonte ata në punë e t’i shpërndanë ata. Momentalisht mjeku është në pozitë të keqe, nuk ka vende pune, janë në presion të largohen nga Kosova nga vetvetja flasë, nuk shohin një perspektivë”, tha Sejdiu gjatë shënimit të Ditës Përkujtimore të Profesionistëve Shëndetësorë. 

Artikulli paraprakDita Përkujtimore e Profesionistëve Shëndetësor
Artikulli i rradhës Qëndrimi i zgjatur ulur është i dëmshëm për shëndetin

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.