Disa këshilla janë të zbatueshme për çdo gjeneratë, por ka masa paraprake specifike që duhet të marrin të moshuarit për të mbrojtur shëndetin e tyre.
CDC, thotë se “të moshuarit” dhe njerëzit me sëmundje të rëndë kronike kanë më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë nga Covid-19 transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët e sëmundjes infektive i përkufizojnë “të moshuarit” si dikush në moshën 60 vjeçe e tutje, kështu që njerëzit në atë grupmoshë duhet të tregohen të kujdesshëm.
Gjithashtu, personat mbi moshën 80 vjeçe duhet të kenë dhe më shumë kujdes.
Një raport i botuar në revistën mjekësore JAMA që ekzaminoi më shumë se 72,000 pacientë me koronavirus kinezë zbuloi se shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë ishte 2.3%.
Por tek personat mbi 80 vjeç, shkalla e vdekshmërisë u rrit në 15%.
Nëse jetoni në një komunitet ku ka një shpërthim të virusit, ju gjithashtu jeni në një rrezik më të madh të infeksionit.
Ndiqni këshillat më poshtë:
-Anuloni të gjitha vizitat të parapara për kohën e fundit;
-Përgadituni, ashtu sic bëni gjatë sezonit të gripit (pastroni duart shpesh, në mënyrën e duhur);
-CDC, rekomandon blerjen dhe përfshirjen e gjërave ushqimore dhe tualetin për t’ju zgjatur deri në një periudhe të caktuar;
-Shmangni vendet publike ku turmat mund të mblidhen ose ndërtesa të ajrosura dobët, ku rreziku i transmetimit është më i lartë;
-Ju nuk keni nevojë të mbylleni veten nga jeta publike – thjesht tregohuni vigjilent kur hyni në të.
-Dhe përsëri më e rëndësishmja, larja e vazhdueshme dhe e duhur e duarve para gjatë dhe pas një udhëtimi në publik është e nevojshme. /Gazeta Shneta/